Dua Lipa ka shkëlqyer dhe triumfuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards 2018. Ajo fitoi çmimin si këngëtarja më e mirë femër në Britani dhe atë të këngëtares më të mirë të re.
Dua Lipa dhe Strmzy ishin dy fituesit e mëdhenj në “Brit Award 2018”. Të dy, lanë pas Ed Sheeran, që humbi në katër nga nominimet; albumin më të mirë, këngëtarin më të mirë mashkull, videon më të mirë dhe singëllin më të mirë. Gorillaz, u përzgjodh si grupi më i mirë britanik.
Dua Lipa kishte edhe numrin më të madh të nominimeve. Ajo, Stormzy dhe Ed Sheeran, performuan gjatë spektaklit, bashkë me shqiptaren tjetër të famshme, Rita Ora.
Për të marrë çmimin e dytë të saj, ajo ngjiti në skenë vëllain dhe motrën e saj, Gjin dhe Rina, sepse në fund të albumit, vetë Dua shpjegon se donte që ata të përjetonin nga afër magjinë dhe se ëndrrat kthehen vërtetë në realitet.
Pavarësisht triumfit, dua, por edhe bashkëkombësja e saj, Rita Ora, nuk dolën pa kritika. Siç shkruan e përditshmja londineze “Express”, të dyja ato, ishin ndër artistet e veshura më keq.
Top Channel