Te Juventusi ka zhvillime të rëndësishme në lidhje me merkaton e futbollistëve. Sami Khedira po mendon rikthimin në kampionatin gjerman dhe është vet mesfushori që e ka konfirmuar këtë gjë, gjatë një organizimi për një sponsor.
“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë e kthimit në Gjermani. Jam ende i ri dhe kam një kontratë me Juventusin deri në vitin 2019”, tha Khedira.
Mesfushori, që do të festojë 31-vjetorin e lindjes në muajin prill, ka dhënë gjithnjë kontribut të madh në ndeshjet e Juventusit, por “zonja e vjetër” duket se është gati të heqë dorë nga shërbimet e tij për t’iu nënshtruar procesit të paevitueshëm të ndërrimit të brezave.
Pjaniç, Bentancour e Matuidi e kanë të sigurtë qëndrimin te kampionët e Italisë, kështu që ata që po përgatiten për largimin nga Torino janë pikërisht Khedira, së bashku me Marchision e Sturaron.
Top Channel