Rikuperimi i sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, nga dëmtimi muskular që pësoi muajin e kaluar po bëhet gjithmonë e më i gjatë.

Futbollisti dhe kapiteni i Interit pësoi probleme më 31 janar dhe u stërvit sërish veçmas këtë të mërkurë, duke mbetur në dyshim për sfidën e fundjavës kundër Beneventos në Serie A.

Impenjimi i lojtarit sulmues të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “San Siro”, gjithsesi duket i mundur, por trajneri Spalletti do të vendosë vetëm ditën e ndeshjes nëse do ta përfshijë sulmuesin, qoftë edhe në pankinë.

Ndërkohë, zikaltrit kanë rikuperuar plotësisht mesfushorin Perisiç, që do të jetë titullar në fushë në ndeshjen që konsiderohet e lehtë, të paktën në letër.

Me të gjitha gjasat, nga minuta e parë do ta nisë edhe sulmuesi Eder, ndërsa Miranda do të kthehet në fushë për Interin, vetëm për derbin e Milanos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA