Gigliola: Me vjehrrën shkoj shumë mirë
21/02/2018 21:37
Gigliola Haverikut është vokalistja e “Hot Club Tirana”, grupi më i ri muzikor që lëvron rrymat gipsy, balkan & latino jazz, sëing dhe klezmer (muzikë tradicionale çifute).
Për “Top Show Magazine”, Gigliola rrëfeu jetën personale, profesionale dhe marrëdhënien e saj të dashurisë me Amos Muji Zaharia e raportet me familjen e tij, Yllka Mujon dhe Elia Zaharia.
“Me vjehrrën shkoj shumë mirë. E thërrasim njëra-tjetrën me fjalë ledhatuese. Unë i them nana, ajo më thotë bebush. Jemi të dyja natyra ledhatare. Vleka shprehja që nusja zgjidhet si mamaja”, tha Gigliola.
Këngëtarja tregoi se i pëlqen të krijojë një profil për njerëzit që nuk njeh, duke u bazuar në shenjat e horoskopit.
Top Channel