FOTO/ Nga prezantimi i motit në “Onlyfans”, modelja meksikane nuk i lë vend imagjinatës së fansave me hiret bombastike
22/11 21:42
Rita Ora u kthye në Kosovë për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë të vendit dhe nuk i zhgënjeu bashkatdhetarët e saj.
Këngëtarja e famshme ofroi një performancë të jashtëzakonshme në koncertin e zhvilluar në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës. Me një kostum kuqezi të ngushtë, 27-vjeçarja këndoi hitet e saj më të njohura dhe kërceu pa u lodhur për kënaqësinë e publikut të shumtë.
Perfermanca e këngëtares është pasqyruar edhe në mediat më të mëdha botërore, por “Daily Mail” ka bërë gafën e madhe.
“Rira Ora feston 10-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës”, ishte titulli i tabloidit britanik, edhe pse në tekst nënvizohej takimi që Rita pati me kryeministrin e Kosovës, Haradinaj.
Top Channel