Pilotët e Formulës 1, përfituan 365 milion dollarë vetëm paga në këtë sezon, i 3-ti më i paguari kampioni i botës, Norris…Hamilton 2-ti 12/12 16:38
E kuqe dhe vetëm e kuqe. Kjo do të jetë njëvendëshja e re Ferrari për Botërorin e Formula 1 të vitit 2018, që do të prezantohet në 22 shkurt.
Sipas “Corriere della Sera”, makina që do të pilotohet nga Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen do të jetë e kuqe e errët, pa zonat e bardha të viteve të fundit.
Mësohet se do të ketë vetëm një gri të lehtë nga Philipp Morris, ashtu siç e ka motori Ducati GP18 i MotoGP.
Një Ferrari pa të bardhën na kujton makinat e vjetra të markës italiane, ato të para 50 viteve.
Top Channel