Pasditen e së dielës një aksident tragjik i mori jetën tre personave të së njëjtës familje, por tmerri për familjen Preka nuk mbaron me kaq vajza 10 vjeçare mbahet në jetë nga aparaturat.

Edmond Preka 40 vjeç dhe dy fëmijët djali 9 muajsh Rajan Preka e vajza 5 vjeçe Aisel Preka për fat të keq humbën jetën tragjikisht pas u goditën nga një tjetër automjet.

Por tmerri për familjen Preka nuk mbaron me kaq vajza 10 vjeçare mbahet në jetë nga aparaturat. Ndërsa e ëma ka marrë plagë të rënda, por e ka kaluar rrezikun për jetën. Për mjekët kjo është një nga ngjarjet më të rënda që kanë përjetuar në detyrë.

“Rasti më i dhimbshëm që ka kaluar në urgjencën e spitalit të Shkodrës. Tre janë në gjendje jashtë rreziku për jetën, vajza është me rrezikshmëri të lartë për jetën. Situata e saj është e rënë, nuk po reagon fare ndaj mjekimit”, u shpreh mjekja Dhurata Uruçi.

Edhe banorët e zonës nuk do ta harrojnë lehtë tmerrin që thonë se kanë përjetuar.

Ndërkohë policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtarë për shkaqet e aksidentit, por burime konfidenciale bëjnë të ditur se ka dyshime se mjeti fuoristradë që është përplasur me automjetin me të cilin po lëvizte familja Preka ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA