Raporti i inspektorëve të UEFA-s, që rrezikon ta ndëshkojë me një dekadë jashtë kupave të Europës, nuk e ka shpërqendruar Skënderbeun.
Skuadra korçare ka fituar me përmbysje ndaj Kamzës në transfertë. Heroi i takimit ishte Emiljano Vila, që shënoi dy herë në portën e skuadrës së konsideruar surprizë deri më tani në këtë kampionat. Goli për vendasit u shënua nga Realdo Fili.
Në minutën e 12-të Fili, ish-lojtar i Partizani mposhti Shehin me një goditje spektakolare nga limitet e zonës duke kaluar në epërsi skuadrën e Ndreut. Skënderbeu u përpoq të reagonte, por në pjesën e parë nuk arriti të shkonte te goli.
Megjithatë për të barazuar fillimisht shifrat dhe për të përmbysur më pas rezultatin mendoi një tjetër ish-lojtar i Partizanit, Emiljano Vila. i cili mposhti 2 herë Gjonikajn duke i dhënë fitoren formacionit të Ilir Dajës.
Kjo fitore e ngjit Skënderbeun në kuotën e 46 pikëve i shkëputur në krye të klasifikimit.
Katër gola dhe dy kartonë të kuq në Kurbin mes Laçit vendas dhe Luftëtarit të Gjirokastrës. Miqtë panë t’u ikte nga duart një trepikësh i plotë në këtë takim, kur me avantazhin e dy golave dhe me një lojtar më shumë në fushë, nuk ndalën dot vendasit, që shënuan dy herë me anë të Shtubinës dhe Nikës.
Top Channel