Shuhet familja, vdes babai me dy fëmijë, vajza e tretë vdekje klinike

18/02/2018 18:53

Një aksident i rëndë në rrugë i ka marrë jetën babait me 2 fëmijët e tij, pas përplasjes së 2 automjeteve në aksin Shkodër-Velipojë, mbrëmjen e së dielës, ndësa vajza e tretë në vdekje klinike.

Mjeti Alfa Romeo, ku udhëtonte familja me mbiemrin Preka, babai, nëna dhe tre fëmijët e tyre u përplas me një fuoristradë, ku udhëtonin 2 persona të tjerë.

Përplasja ishte fatale për babain 40-vjeçar, Edmond Preka, djalin më pak se një vjeç dhe një vajze, ndërsa vajza tjetër është në vdekje klinike.

Në gjendje kritike për jetën nga ky aksident është nëna, 36 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy personat që ndodheshin në mjetin tjetër.

Të plagosurit u dërguan në urgjencën e spitalit të Shkodrës, ku mjekët po luftojnë t’i mbajnë në jetë.

Rrethanat e këtij aksidenti tragjik janë duke u hetuar nga policia dhe grupi i ekspertëve.

Aksi ku ka ndodhur aksidenti, pak kilometra larg plazhit të Velipojës është një rrugë e drejtë, ku makinat ecin me shpejtësi tej normave. Çdo vit,  sidomos sezonin e verës, kjo pjesë rruge provokon aksidente të rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA