Autori i golit më të shpejtë në Botëror, heroi i shndërruar në tradhtar

18/02/2018 18:33

Autori i golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një Kupë Bote, pati të ftuar special në dasmën e vet as më pak e as më shumë, por Presidentin e Turqisë…dhe tani jeton në ekzil të detyruar.

Kjo është historia e përshkruar me pak fjalë e atij, që për turqit dikur ishte një hero, ndërsa sot, të paktën për autoritetet vendase, është një tradhtar.

“Gabimi” i madh i Hakan Sukur, ish-sulmuesi i kombëtares turke, por edhe i Interit në Itali ishte përfshirja në politikë. Lojtari që ka shënuar 51 gola në 112 ndeshje, sot jeton në Shtetet e Bashkuara.

Gruaja me të cilën kreu dasmën e famshme me të ftuar specialë njerëz të pushtetshëm në Turqi, nuk jeton më, ndërsa babain e ka në burg të akuzuar dhe dënuar si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj vetë Hakan Sukur, që nëse vendos që një ditë të rikthehet në atdhe me siguri do të mbyllej të paktën për 40 vjet pas hekurave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA