Roma, tre pikë të arta për zonën Champions

17/02/2018 18:29

Ndërsa rivalët për një vend në zonën Champions janë të shumtë, Roma ia doli që të marrë tre pikë në trenafertë kundër Udineses.

Roma vuajti për thuajse 70 minuta kundër Udinesen, por në fund arriti të merrte një fitore të pastër 0-2 me gola të talentit turk Under dhe të Perottit në kohën shtesë.

Pjesa e parë ishte më e ekuilibruar, teksa për Romën rrezikuan Cengiz Under dhe El Shaarawy, ndërsa në radhët e friulanëve iu afrua golit Seko Fofana me një gjuajtje që përfundoi mbi tra.

Kur kishim mbetur 20 minuta nga koha e rregullt, talenti turk befasoi me një goditje rrufe, që ishte e pakapshme për portierin Bizzari, ndërsa në minutat shtesë, kur lojtarët e Udineses u hodhën dëshpërimisht në sulm për golin e barazimit, Perotti vulosi shifrat përfundimtare në 0-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA