Fansat godasin Elton John gjatë koncertit
17/02/2018 13:48
Duket se dhurata e këngëtarit të famshëm, Elton John, për Shën Valentin nuk është pritur mirë nga të gjithë fansat e tij.
Gjatë një koncerti në Las Vegas, Ellton John, është goditur në mënyrë të befasishme nga një fans i tij në kohën kur ishte duke performuar në skenë. “Saturday Night’s Alright for Fighting”.
I gjithë ky moment i sikletshëm është xhiruar nga një tjetër fanse e këngëtarit, e cila e ka filmuar me celularin e saj episodin.
Edhe pse mjeti me të cilën e ka goditur fansi e ka prekur në fytyrë këngëtarin, ai e ka ndaluar performancën live vetëm për pak sekonda për tu siguruar që ishte mirë, e më pas ka vijuar normalisht.
Top Channel