Artistët dedikime speciale për pavarësinë e Kosovës

17/02/2018 11:38

Në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës urimet kanë qenë të shumta jo vetëm nga politikanë, por edhe nga artistët.

Një ndër to është këngëtarja shqiptare Rita Ora , e cila është edhe e ftuara speciale në koncertin e organizuar në kuadër të pavarësisë.

Rita ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram duke zbritur nga avioni. Krah fotos këngëtarja shkruan: “ Kosovë, do shihemi shumë shpejt. Dita e Pavarësisë. Jam shumë e lumtur”.

Një tjetër këngëtare e famshme me origjinë shqiptare është Dua Lipa, e cila në këtë ditë të veçantë nuk ka nguruar të urojë vendin e saj të lindjes.

Në foton e publikuar ku shfaqen pjesë nga klipi i saj më i fundit, Dua bën edhe një premtim: “Urime t’gjthve 10 vjetorin e pavarsisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetore së bashku. Kaloni sa ma mirë në keto ditë te festës. Jom shumë krenare që jom Shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”.

Lorik Cana është një tjetër emër i njohur, i cili ka zgjedhur një foto mjaft të veçantë për të uruar pavarësisën e Kosovës, krah së cilës shkruan: “Urime KOSOVA ime 10 vjet pavarësi , të pafshim ty dhe gjithë popullin DARDAN sa më mirë dhe aty ku të Takon !!! TË ❤ KOSOVA IME”.

E veshur me një fustan mjaft elegant dhe me simbolin e shqiponjës të bërë me duar, është mënyra që Dafina Zeqiri ka zgjedhur për të uruar në këtë ditë të gjithë fansat e saj. Krah fotos këngëtarja bukuroshe shkruan: ‘Urime Kosovë. Të duam më të bukur çdo ditë e çdo vite… #ShqiperiEtnike #VitiiSkenderbeut”.

Urimeve për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës i janë bashkuar artistë dhe futbollistë si: Nora Istrefi, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Blerim Destani, Florian Binaj, Fifi, Xherdan Shaqiri, Elvana Gjata, Soni Malaj etj.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA