7 vite pa parë të birin, nëna 75-vjeçare ia fal të gjitha mes lotëve

17/02/2018 22:03

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, solli emocione të forta edhe në këtë nisje të edicionit të dytë. Pas Gersit dhe shokëve të tij, në studion e “Top Channel” u shfaq një nënë 75-vjeçare, e cila kërkonte të ritakonte të birin, pas 7 vitesh.

Jorgji Bincani, jeton në azil prej vitit 2010 dhe shkak për këtë u bënë konfliktet me nusen e djalit. Që prej asaj kohe, ajo nuk i sheh më, asnjërin prej tyre, as të birin e as nipërit.

“Dua të të bëj të lumtur” bëri të mundur ritakimin e nënë Jorgjisë me të birin Nikon, i cili mbeti pa fjalë për ballë portretit të së ëmës, që kish pranuar të hidhte gjithçka pas krahëve, vetëm që të mos humbiste kontaktet me djalin.

Krah Nikos, u ul me kërkesë të nënë Jorgjisë edhe nusja, e cila shpërtheu në lot dhe kërkoi falje për ato çfarë kishin kaluar, me justifikimin se asokohe ajo po vuante prej depresionit post-partum (paslindje).

Asnjë nuk i përmbajti dot lotët, kur mbesa e nënë Jorgjisë nisi të qarën me ngashërim, për gjyshen që s’e shihte prej vitesh.

Në fund të programit, familja u bashkua, por megjithatë nënë Jorgjia do të vazhdojë të jetojë në azil, e vetmja gjë që ajo kërkon është të mos harrohet nga familja e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA