Martesa e Jennifer Aniston me Justin Theroux nuk arriti të zgjasë më shumë se dy vite e gjysmë. Çifti i aktorëve sqaroi se, vendimi për t’i dhënë fund lidhjes së tyre ishte i përbashkët dhe miqësor.

Asnjëri nuk dha një arsye për këtë ndarje, duke u kujdesur vetëm t’i mëshonin idesë se, ata do të vazhdojnë të ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Aniston, 49 vjeç, dhe Theroux, 46 vjeç, lidhën kurorë në një ceremoni të fshehtë në Los Angeles gushtin e vitit 2015, e përpara kësaj kishin qenë 4 vite bashkë.

“Në kushte të tjera, këtë hap do ta kishim hedhur shumë privatikisht, por në industrinë e thashethemit askush nuk i reziston dëshirës për të spekuluar e për të shpikur, ndaj preferuam të ishin sa më të drejtpërdrejtë”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej të dyve.

“Mbi të gjitha, – nënvizohet aty, – ne jemi të vendosur ta ruajmë respektin dhe dashamirësinë e thellë për njëri-tjetrin”.

Kjo ishte martesa e dytë për aktoren aq të dashur të serialit “Friends”. Jennifer ka qenë për 5 vite bashkëshortja e të famshmit Brad Pitt, me të cilin u nda në vitin 2005 për shkak të lidhjes së tij me Angelina Jolie.

Edhe vet martesa e Pittit me këtë të fundit dështoi, e ndërsa siç thoshin njerëz pranë Anistonit, 49-vjeçarja pretendoi në atë rast se ishte karma që po i kthehej rivales së vet në dashuri, tani duket se po provon edhe vet të njëjtin ilaç të hidhur!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA