28/07 13:46
Është prezantuar një tjetër makinë që do të garojë në Botërorin e këtij viti të Formula 1.
Në Londër është zbuluar Williams FW41, në praninë e drejtorit teknik Paddy Lowe, stafit dhe pilotëve Lance Stroll dhe Sergey Sirotkin.
Shefi i skuadrës, Claire Williams ka deklaruar: “Kemi disa muaj që punojmë fort për FW41 dhe mezi pres që të shikoj pilotët tanë në pistë. Lance ka pasur debutim pozitiv vitin e kaluar dhe është rritur shumë. Ndërkohë që jam e lumtur të mirëpres në skuadër Sergey Sirotkin dhe Robert Kubica”.
Njëvendëshja FW41 do të zbresë në pistë për herë të parë në testet e 26 shkurtit, në Barcelonë.
Top Channel