Eksperienca në “Portokalli”, e jashtëzakonshme

16/02/2018 16:24

Karrierën e saj e ka nisur herët, ndërkohë që sot është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

E ftuar në PopCulture këngëtarja Eneida Tarifa, e cila tashmë është edhe anëtare jurie e “The Voice Kids”, zbuloi disa detaje nga karriera e saj profesionale, ndërkohë që foli edhe për kohën kur ajo ka qenë moderatore e programit të humorit “Portokalli”:

“Pjesëmarrja në “Portokalli” më dha një tjetër drejtim në karrierën time. Më ka ndihmuar shumë dhe më ka plotësuar shumë. Eksperiencë e jashtëzakonshme”.

Ndërkohë Eneida u shpreh se parimi i saj në jetë është që të marrë pjesën më të mirë nga çdo episod që i saj.

Lidhur me pjesëmarrjen e saj disa vite më parë në Eurovizion, Eneida u shpreh: “Dua të takoj Eugent Bushpepën për ti dhënë disa këshilla në lidhje me pjesëmarrjen në Eurovizion, pasi presioni dhe ankthi është shumë i madh”.

Top Channel