Cristiano, më shumë gola në Kupën e Europës se 463 skuadra

16/02/2018 09:52

Me dy golat ndaj PSG, Cristiano Ronaldo ka arritur shifrën e 116 golave në Champions League.

Sulmuesi i Realit të Madridit është golshënuesi më i mirë i historisë së turneut, por ajo që të bën përshtypje është se shifrat e tij janë më të mira edhe se shumica e klubeve që kanë marrë pjesë në Champions.

Që kur është krijuar Kupa e Europës, 511 skuadra kanë konkurruar në të, por vetëm 48 prej tyre kanë shënuar më shumë sesa Cristiano. Që do të thotë se Cristiano ka shënuar më shumë në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm europian sesa 463 skuadra.

Për t’ju dhënë një ide më të saktë, klubet e vetme spanjolle që kanë shënuar më shumë se CR7 janë Real Madrid, Barcelona, Valencia dhe Atlético Madrid. Ndërsa me më pak gola në Kupën e Europës është një gjigant i ditëve të sotme: Manchester City, me 102 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA