Kim Kardashian thirrje për mos lejimin e armëve

15/02/2018 13:46

Pas sulmit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një shkollë në Florida, ku mbetën të vdekur 17 nxënës, personazhe të famshëm kanë bërë thirrje për kontroll më të rreptë të armëve.

Në mesin e tyre është edhe Kim Kardashian, e cila në rrjetin social Twitter i ka bërë thirrje Kongresit që të mbrojë amerikanët nga dhuna e pakuptimtë nga armët: “Ua kemi borxh fëmijëve tanë dhe mësuesve tanë që t’i mbajmë të sigurt derisa të jenë në shkollë. Lutjet nuk arrijnë t’a bëjnë këtë, aksioni e bën. Kongres ju lutem bëni punën tuaj dhe mbrojini amerikanët nga dhuna e pakuptimtë nga armët”.

Adoleshenti, që vrau 17 persona në një shkollë të mesme të Floridës është Nikolas Cruz, 19 vjeç, i pezulluar më parë nga kjo shkollë, u arrestua një orë pas masakrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA