Bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit janë ngritur në nivelin e ministrave të Jashtëm dhe nga të dyja palët janë dhënë sinjale pozitive për zgjidhjen e ngërçit brenda pak muajsh.

Nga bisedimet që po mbahen në Vjenë me ndërmjetësimin e Mattheë Nimetz, mësohet se qeveria maqedonase ka shprehur dakordësinë e saj për pranimin e një emri me përcaktim gjeografik. Maqedonia Veriore, Maqedonia e Vardarit, Maqedonia e Shkupit apo Maqedonia e Epërme janë disa nga alternativat.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka shprehur bindjen se deri nga fundi i muajit maj mund të ketë një zgjidhje të mundshme, por edhe ai nuk ka saktësuar detaje. Zaev ka theksuar se Qeveria mbetet në qëndrimin se zgjidhja nuk duhet të përfshijë ndryshimin e Kushtetutës.

Por, Athina këmbëngul që zgjidhja të përfshijë edhe ndryshimin e Kushtetutës. Me këtë pala greke kërkon që përveç emrit të ndryshojë edhe identiteti dhe gjuha. Opozita në Maqedoni ka akuzuar ndërkohë institucionet për mungesë të transparencës, duke shprehur dyshimet se Qeveria po negocion edhe ndryshime tjera, përveç emrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA