“Arbitri ndihmoi Realin”

15/02/2018 09:35

Al Khelaifi, Presidenti i PSG, analizoi humbjen e skuadrës së tij ndaj Real Madrid me rezultatin 3-1 në “Santiago Bernabeu” duke theksuar se gjyqtari i ndeshjes ndihmoi vendasit.

“Rezultati nuk ishte i drejtë. Mendoj se luajtëm më mirë në pjesën e dytë, patëm raste për të shënuar, por gabuam. Mbappe u konsiderua në pozicion jashtë loje kur nuk ishte… Gabimet e arbitrit na kushtuan shtrenjtë. Arbitri (italiani Rocchi) ndihmoi Madridin”, tha Al Khelaifi.

Kur u pyet nëse ka ndonjë mundësi që Neymar të luajë për Realin në një të ardhme të afërt, Presidenti i klubit francez u përgjigj: “Mund t’ju siguroj 100% që Neymar do të jetë i PSG vitin që vjen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA