Shën Valentini dhe 10-vjetori i Pavarësisë, Veseli fton për më shumë dashuri
14/02/2018 14:48
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zgjedhur të përçojë dy mesazhe këtë të mërkurë, një për 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve, e një për 17 shkurtin, kur do të shënohet dekada e parë e Pavarësisë së Kosovës.
Së bashku me bashkëshorten e tij, Violetën, kreu i PDK-së ka realizuar një foto para instalacionit për 10-vjetorin e Pavarësisë, të vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
“Sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe sa më shumë dashuri për shtetin”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli në profilin e tij të rrjetit social Facebook.
Top Channel