Vizita e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç nw Kroaci me ftesë të homologes kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç ka trazuar Zagrebin dhe Beogradin.
Në Serbi, Aleksandër Vulin, një aleat i Vuçiçit, që mban edhe postin e ministrit të Mbrojtjes bëri një deklaratë kontraverse.
“Atje ai do të pritet nga Ustashat!”, tha ai. Ustashat ishin krahu i armatosur famëkeq kroat që në Luftën e Dytë Botërore u rreshtuan në krah të nazistëve dhe konsiderohen fajtorë nga Beogradi për një sërë krimesh edhe ndaj serbëve.
Edhe opinioni serb është i ndarë sa i takon kësaj vizite. Në mediat serbe thuhet se pas këtij “afrimiteti të sforcuar” qëndron presioni i perëndimit.
Ndonëse jo sa në Beograd, edhe në Zagreb kjo vizitë u prit me doza pesimiste. Mediat më të mëdha kroate janë rikthyer në vitet e luftës duke risjellë në kujtesë deklaratat e atëhershme të Vuçiç, si një radikal anti-kroat dhe anti-shqiptar.
Top Channel