Në Vlorë nuk lundrojnë vetëm skafet dhe gomonet. Policia njoftoi këtë të hënë gjetjen e një mjeti fuoristradë në një thellësi 50 metra nga bregu.
Polica Kufitare, ajo e rendit dhe Guardia di Finanza kanë qenë në vendngjarje.
Është bërë e mundur nxjerrja e automjetit në breg dhe më vonë policia është njoftuar se në brendësi të molit të Petroliferës është pikasur një gomone, e cila dyshohet se është ajo që është futur në det me automjetin fuoristradë.
Gjatë kontrollit, policia thotë se në gomonen e gjatë prej 5 metrash është gjetur 500 kilogramë lëndë narkotike.
Dyshohet se makina ka përfunduar në det aksidentalisht si pasojë e dallgëve, ose futja e ujit në motor.
Policia thotë se po bën dhe krehjen e zonës për lëndë narkotike të fshehura në Pyllin e Sodës.
Top Channel