Lallana tregon gishtat e ngrirë të këmbëve

12/02/2018 10:09

Këto ditë, i ftohti ka pushtuar disa vende evropiane dhe futbollistët po e ndjejnë në këmbët e tyre efektin e temperaturave tejet të ulëta.

Pas ndeshjes Southampton-Liverpool, njëri prej lojtarëve të “Reds” postoi në Instagram një foto ku tregonte se si i kishin ngrirë gishtat e këmbëve.

Mesfushori anglez, i cili u fut në lojë në 10 minutat e fundit të takimit që skuadra e tij fitoi 2-0, u kërkoi mendim tifozëve se çfarë të bënte për t’i “shkrirë” gishtat.

“Keni ndonjë sugjerim për shkrirjen e këmbëve”, shkroi Lallana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA