Sulm me armë në Agjencinë e Sigurisë në Afganistan, 16 të vdekur

11/02/2018 18:00

Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me armë zjarri në Agjencinë e sigurisë kombëtare afgane.

Sulmi ndodhi në një objekt që i përket Drejtorisë Kombëtare për Sigurinë në distriktin Gerishk.

Omar Zawak, zëdhënës i qeverisë lokale, e konfirmoi incidentin duke thënë se Talebani kishte sulmuar qendrën e sigurisë nga jashtë, ndërsa në mjediset e brendshme po kryhej sulmi nga katër operativët, duke rezultuar në një betejë me armë zjarri mes ekstremistëve dhe rojeve të sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA