Sherr “online” mes ish-partnereve të “Sex and the City”

11/02/2018 10:16

Kim Cattrall ka kritikuar rëndë ish-partneren e saj në serialin “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker, pasi kjo e fundit e ngushëlloi për vdekjen e të vëllait.

Përmes një reagimi në Instagram, Cattrall shkruante: Përpjekja juaj e vazhdueshme është një kujtesë e dhimbshme sesa e ashpër ke qenë atëherë dhe tani.

Të premten, Parker tha në një televizion se i kishte dërguar “dashuri dhe ngushëllime” ish-partneres së saj në serialin e famshëm.

Vëllai i Cattrall, 55-vjeçari Chris u gjet i vdekur të dielën e kaluar, pasi kishte humbur më parë i larguar nga shtëpia e tij në Alberta të Kanadasë. Aktorja e njoftoi vdekjen e tij në “Twitter”, po atë ditë, e më pas kërkoi të ruhej privatësia.

Në shtator, Cattrall kishte përjashtuar mundësinë e xhirimit të serisë së tretë të “Sex and the City”, duke thënë se marrëdhënia e saj me ish-yjet e tjerë të serialit ishte “toksike”.

Në postimin e fundit në Instagram, Cattrall shkruante gjithashtu se e ëma e kishte pyetur se “kur do ta linte të qetë ajo hipokritja Sarah Jessica Parker”.

“Më lejo ta bëj edhe njëherë të qartë, nëse nuk e kam bërë deri tani. Ti nuk je familja ime, nuk je as mikja ime. Kështu që po të shkruaj të të them për herë të fundit…mjaft shfrytëzove tragjedinë tonë në përpjekje për të rikthyer imazhin e vajzës së mirë”.

Mesazhin, ajo e shoqëroi edhe me një artikull të “New York Post”, ku thuhej se ka pasur tensione mes saj dhe Parker gjatë filmimeve të “Sex and the City”. Artikulli shtonte gjithashtu se dy yjet e atij seriali nuk kanë folur që prej mbylljes së serisë së fundit në vitin 2004.

Shtatorin e kaluar, Parker njoftoi se nuk do të ishte pjesë e serialit të ri. Por ajo mohoi raportimet në media se ishin kërkesat e saj të larta që e bënë të pamundur xhirimin e pjesës së tretë, duke theksuar se ajo thjesht nuk donte të merrte pjesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA