“Kosovës do t’i duhet të paktën edhe një dekadë për t’u konsoliduar si shtet”. Njohësi i çështjeve ballkanike, Daniel Serwer ka folur në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë.

Në një intervistë të gjatë dhënë për Radio Evropa e Lirë, ai njeh përparimet e bëra deri më tani, sidomos sa i takon ngritjes së disa institucioneve kyçe për një shtet sovran.

Serwer ka një paralajmërim për gjithë klasën politike kosovare sa i takon Gjykatës Speciale.

“Mendoj se Kosova i ka tensionuar raportet e veta me Shtetet e Bashkuara dhe me miqtë e saj në BE. Kosova është vend i vogël dhe vendit të vogël i duhet miqtë. Tërheqja e legjislacionit për Tribunalin Special do të jetë veprim katastrofal për Kosovën”, deklaron ai.

Serwer ka komentuar edhe çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Jam në favor të Marrëveshjes së Demarkacionit. Mendoj se Kosova asgjë nuk humbet duke e miratuar atë. Mendoj se ishte gabim i madh shtyrja e ratifikimit dhe shpresoj se do të lëvizet përpara”, deklaron ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA