Ribashkimi i “Spice Girls” entuziazmon Victoria Bechkam

10/02/2018 15:28

Duket se ribashkimi i vajzave të “Spice Girls”, ka entuziazmuar së tepërmi një nga anëtaret e grupit.

Bëhet fjalë për ikonën e modës, Victora Bechkam, e cila aktualisht ndodhet në New York për promovimin e koleksionit të saj të ri, në javën e modës.

Por ky mëngjes ka qenë ndryshe për Victorian, e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar disa foto të saj ku shfaqet duke përgatitur kafe dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës Jazz.

Vetëm një javë më parë grupi “Spice Girls”, anëtaret e së cilit janë, Mel C, Mel B, Geri Horner, Emma Bunton dhe Victoria Beckham, konfirmuan ribashkimin dhe zhvillimin e një turi botëror, i cili do të risjellë në vëmendje të fansave këngët e tyre të cilat janë shndërruar në hite.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel