
“Veprimet e tilla rrezikojnë të krijojnë pasoja të dëmshme”/ SHBA-ja shpreh shqetësim për mbylljen e Qendrave serbe për punë sociale në veri në Kosovë
23/02 10:41
Dy efektivë të Policisë së Kosovës me detyrë në Mitrovicën e Veriut u arrestuan këtë të shtunë.
Ndalimi i tyre është bërë nga Inspektoriati Policor i Kosovës, struktura që merret me shkeljet dhe hetimin e kryer brenda radhëve të policisë.
Sipas asaj që raportohet, dyshohet se dy efektivët e arrestuar, pjesë e stacionit policor të Veriut kanë manipuluar provat në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç.
Nuk jepen më shumë detaje në lidhje me identitetin apo kombësinë e dy policëve dhe as për provat që dyshohet se kanë manipuluar.
Arrestimi i tyre mbërrin një ditë pas daljes së lajmit në mediat serbe, ku thuhej se Kosova kishte informuar Serbinë me dosjen hetimore të vrasjes së Ivanoviç.
Top Channel