Erik Fullani në PopCulture ka zbuluar detaje nga jeta e tij personale.
Ai rrëfeu se personi më i rëndësishëm i jetës së tij është mamaja, ndërsa për motrën e tij bëhet shumë xheloz: “Personi që duam më shumë në jetë është mami. E dua më shumë se babain. Ndërsa motra është fati më i madh që kam në jetë. Për të bëhem shumë xheloz. Smë ka krijuar asnjëherë probleme, pasi është vajzë shumë e mirë”.
Gjithashtu Eriku zbuloi se prej disa kohësh është i dashuruar me një vajzë, por që për martesë sipas tij duhen edhe disa vite.
Ndërkohë Eriku ka një tjetër pasion: “Më pëlqen të luaj një film, veçanërisht më pëlqen të luaj rolin e personazhit negativ. Më pëlqen shumë fama. Politikës nuk do ti futem kurrë, smë pëlqen”.
Top Channel