Elvana Gjata rrëfen jetën e saj në një exclusive në Top Channel

10/02/2018 23:34

Në ekranin e Top Channel është shfaqur një dokumentar kushtuar jetës personale dhe profesionale të një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar, Elvana Gjata.

Gjatë transmetimit të dokumentarit Elvana zbuloi disa detaje personale. si fakti që miqtë më të mirë e thërrasin Ela, personi më të cilin mund të flasë për gjithçka është motra e saj si dhe ushqimet e saj të preferuara janë vetëm ato që gatuan mamaja e saj.

Elvana në dokumentarin e shkurtër kushtuar jetës së saj në prapaskenë ka zbuluar se arsyeja përse albumi i saj i fundit është titulluar “3” është sepse ky është numri i saj me fat si dhe sipas saj 3 është numër hyjnor, duke qenë se siç rrëfeu këngëtarja ajo beson shumë në zot.

Gjithashtu në dokumentarin e transmetuar ekskluzivisht në Top Channel, Elvana zbuloi edhe detaje nga koncerti sekret i mbajtur disa ditë më parë në Tiranë, ku ishin 100 të ftuar specialë. Në të njëjtë ditë Elvana ka festuar edhe ditëlindjen e saj.

Elvana është këngëtarja, e cila kohët e fundit ka vendosur që karrierën ta vazhdojë edhe në SHBA. si një mënyrë për promovimin e saj në tregun botëror.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA