Bajerni kalon edhe pengesën Shalke

10/02/2018 21:54

Ndeshja ndaj Shalkes ishte një sfidë e vështirë, pasi përballë Bajerni kishte një skuadër që ka treguar këtë sezon të Bundesligës se di të mbrohet mirë.

Megjithatë, nga “Allianz Arena” bavarezët dolën me tri pikë të plota falë fitores 2-1.

Robert Lewandowski shënoi golin e parë të takimit në minutën e 16-të, pasi shfrytëzoi një top të mbetur në zonën e portierit pas një goditjeje të fortë nga distanca.

Franco Di Santo barazoi shifrat në minutën e 29-të me një goditje të befasishme brenda zonës, i shërbyer nga e djathta e sulmit nga Leon Goretzka.

Bavarezët rikthyen epërsinë në rezultat në minutën e 36-të me Thomas Muller me një goditje diagonale rrafsh me tokën, që e gjeti të papërgatitur portierin Fahrmann.

Shalke pas kësaj humbjeje, që ishte e dyta radhazi në kampionat, zbret në vendin e 6-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA