Ameli, këngëtare si prindërit e saj
10/02/2018 16:45
Duket se edhe Amelia do të ndjekë hapat e prindërve të saj dhe në të ardhmen do të bëhet një këngëtare shumë e suksesshme.
Vajza e çiftit të këngëtarëve, Alban Skëndëraj dhe Miriam Cani, di të këndojë shumë mirë edhe pse është vetëm 2-vjeçe.
Ka qenë mamaja e saj, Miriam, e cila ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet së bashku me Amelinë duke kënduar këngën që prindërit ia kanë kushtuar aaj, “Dhurata”.
Aktualisht këngëtarja Miriam Cani është pjesë e jurisë së emisionit “The Voice Kids”, i cili transmetohet çdo të premte në orën 21.00 në ekranin e Top Channel.
Top Channel