Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë 3 persona, pasi dyshohet se do të vidhnin dy automjete.
Në pranga janë vënë shtetasit: Flobenc Gega, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Prodhim mbajtje te armeve te zjarrit pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësve të policisë rendit”; Mehmet Dylgjeri, 30 vjeç, banues në Elbasan.
Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 08.02.2018, rreth orës 03:00 , në rrugën “Vangjel Capo”, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin mjetin e parkuar, tip “Rang Rover”, në pronësi të shtetases Dh.T., 38 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : Një radio policie; dy palë doreza; një kapuç dhe një kapele; një shall; një kaçavidë; 2 telefona celulare; 1200 euro e 6000 lekë.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe Xhelal Rexhepi, 34 vjeç, banues në Tetovë. Pasi më datë 08.02.2018, rreth orës 03:40, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet “TAXI”, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit nr 3, u vu në ndjekje të autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xhelal Rexhepi.
Top Channel