Në gjurmët e Irina Shayk, modelja ruse i dërgon “mesazh” CR7-s

09/02/2018 14:57

Ajo është një prej modeleve më të vlerësuara të momentit. Është ruse dhe shumëkush e ka cilësuar si kopjen më të re të Irina Shayk.

Një krahasim jo i ekzagjeruar, duke qenë se Tanya Mityushina është e apasionuar pas Cristiano Ronaldos.

Pikërisht për yllin portugez, ish-bashkëshort të Irinës, ajo duket se ka një mesazh.

“Cristiano është mashkulli perfekt”, thotë ajo për “TMZ”-në. Por nuk ndalet me kaq.

“Do të doja që të takohesha me të, edhe pse e di që ka një të fejuar…”.

FOTO GALERI
1/30

Top Channel