Ka rrëfyer gjithçka për jetën e saj, që nga mosha 14-vjeç deri në kohën kur u bë e famshme.
Bëhet fjalë për supermodelen, Kate Moss, e cila gjatë një interviste për Love Magazine, rrëfeu se ka humbur virgjërinë në moshën 14-vjeçare dhe rrugën që ka përshkruar për tu bërë ajo që është sot, një modele me famë botërore e zbuluar nga agjentja e modeleve Sarah Doukas në aeroport në Neë York: “Pija duhan. Isha 14 vjeç dhe kisha humbur virgjërinë. Më dukej vetja mirë. Po prisja të hipja në aeroplan dhe vëllai i Sarah erdhi tek unë e më tha: Ke menduar ndonjëherë të bëhesh modele? Isha e shkurtër, këmbët i kisha të harkuara, dhëmbët e shtrembër dhe askush nuk mendonte se isha vajza më e bukur në shkollë.”
Një rrëfim i tillë nga ana e supermodeles është bërë për herë të parë, pasi në intervistat e mëparshme ajo nuk ka pranuar të flasë për detaje kaq private të jetës së saj.
Sot Kate Moss është një ndër modelet më të paguara në botë, me të ardhura mbi 9 milionë dollarë në vit.
Top Channel