Kylie Jenner na prezanton me vajzën, Stormi Webster

08/02/2018 09:25

Stormi Webster lindi disa ditë më parë, por tashmë është në lajmet kryesore. Fotoja e parë e vogëlushes së Kylie Jenner është postuar nga vetë e ëma, duke bërë të ditur dhe emrin e të voglës.

20-vjeçarja ka postuar foto të Stormi, teksa i mban dorën e vogël. Nëna e Kylie, Kris Jenner ishte e para që shkroi urimin për emrin e të voglës.

“Wow Kylie!!! E pabesueshme që kjo është bërë fotoja më e pëlqyer në historinë e Instagramit! Faleminderit të gjithëve për dashurinë për të shtrenjtën tonë Stormi!”, shkruan Kris.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel