“Hamburgeri i propozimit”, unazën e keni brenda

08/02/2018 09:37

Një mundësi të tillë, ti propozosh të dashurës për martesë mund të bëhet edhe me një super hamburger, por që kushton 3 mijë dollarë, ta ofron një restorant në Boston.

Pauli’s, në North End ka bërë të ditur ofertën 48 orëshe, hamburgeri Big Boy që vjen me unazën e firmës Neil Lane brenda tij. Unaza është me diamantë dhe flori 14 karatësh. Restoranti thotë se hamburgeri është pjesë e ditës speciale të Shën Valentinit.

Pronari i saj, Paul Barker thotë se ende nuk janë konfirmuar porosi, por shumë njerëz “janë të interesuar”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel