Tensione te Lacio pas humbjes me Genoan. Anderson, sherr me Inzaghin

07/02/2018 18:15

Humbja në shtëpi nga Genoa duket se ka shkaktuar tensione te Lacio. Pas ndeshjes thuhet të ketë pasur një konfrontim fizik të ashpër mes Felipe Anderson dhe Simone Inzaghit.

Trajneri e ka qortuar brazilianin për kontributin aspak të çmuar që dha, teksa kishte nisur grumbullimin stërvitor, por ky i fundit duket se nuk i ka mirëpritur kritikat dhe aty ka nisur edhe sherri.

Të paktën ky është versioni i publikuar nga mediet, ndërsa klubi e ka mohuar këtë çështje përmes zëdhënësit Arturo Diaconale. Sipas këtij të fundit “pati vetëm një konfrontim civil”, megjithatë fakt është se në seancën stërvitore të pasdites, futbollisti brazilian nuk ka qenë i pranishëm.

“Premium Sport” ka zbuluar se, kritikave të Inzaghit pas ndeshjes, Anderson iu është përgjigjur me një shprehje rrufè: Gjithmonë me mua e kap ti!

Sherrin që nisi duket se e ka shuar një tjetër brazilian, Lucas Leiva, që me eksperiencën e tij ka mundur të rikthejë qetësinë mes trajnerit dhe shokut të skuadrës.

E ardhmja e brazilianit tashmë vihet në diskutim dhe me shumë mundësi do të jetë larg Romës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA