Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Peisazhet spektakolare, atmosfera të lumtura, perëndime befasuese dhe hotelet romantike janë përbërësit e përsosur për një udhëtim të paharrueshëm me partnerin tuaj.
Dhe duke qenë se 14 shkurti, dita e të dashuruarve, është afër një udhëtim i tillë është mjaft i nevojshëm, për tu relaksuar dhe shijuar dashurinë, në hotelet më të bukura në botë.
Kështu Parisi konfirmohet si kryeqyteti global i romancës dhe vendi që mund të zgjidhni për të bërë një udhëtim në çift në ditën e të dashuruarve. Parisi ka një nga hotelet më të bukura në botë , Maison Souquet, të vendosur në rrethin e Montmartre dhe të mobiluar në mënyrë mjaft elegante në stilin e plotë Belle Époque.
Në vend të dytë klasifikohet Italia, e cila fiton dy vende në renditjen evropiane në Capri dhe Venecia.
Ndërsa në vendin e tretë është klasifikuar Spanja.
Top Channel