Kim Kardashian apo Bebe Rexha?

07/02/2018 13:14

Jo vetëm njerëzit e thjeshtë përpiqen të kopjojnë Kim Kardashian, por tashmë edhe VIP-t.

Ka qenë këngëtarja shqiptare Bebe Rexha e cila ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram, në të cilën shfaqet në të njëjtin pozicion me Kim Kardashian në vitin 2014 duke mbajtur një gotë shampanje në të pasmet e saj.

Të njëjtën foto është përpjekur ta realizojë edhe Bebe Rexha gjatë turit të saj në Meksikë, por mesa duket nuk ia ka dalë mbanë.

Vetë këngëtarja pranon “dështimin” pasi në krah të fotos së postuar shkruan: “U mundova të rikrijoja gjënë e Kim Kardashian. Nuk jam askund afër asaj. Provova më të mirën time.”

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA