Këngëtari i famshëm anullon koncertet për eventin e vitit

07/02/2018 11:17

Një ndër personazhet më të famshëm në botën e muzikës, Elton John, ka vendosur të heqë dorë nga angazhimet e tij për një ngjarje që mund të konsiderohet pa dyshim si eventi më i rëndësishëm i vitit.

Bëhet fjalë për dasmën e Princ Harry dhe Meghan Markle.

Sipas raportimit të The Sun, këngëtari i njohur ka vendosur që të anullojë dy koncertet e planifikuara në Las Vegas në 18 dhe 19 maj, në mënyrë që të mos mungojë në dasmën madhështore.

Top Channel