15 mijë dollarë dhe 40 vite për të blerë 550 kukulla
07/02/2018 10:12
Një 48-vjeçare ka shpenzuar 15 mijë dollarë për të ndërtuar koleksionin e saj të kukullave për 40 vjet. Shawna Lyon ka qenë vetëm 8 vjeçe kur ka blerë kukullën e parë.
Ajo i adhuronte kukullat Barbie që fëmijë dhe më pas ra në dashuri me kukullat American Girl, të cilat kushtojnë 110 dollarë secila.
Tashmë zonja Lyon ka 550 kukulla, të cilat i tregon me krenari dhe për të cilat ka ndërtuar rafte në dhomat e gjumit.
Ajo ka dy fëmijë, Cheyenne 22 vjeçe dhe Blaze 19 vjeç, dhe bashkëshorti i saj me profesion shofer, Alfred, thotë se ajo ka shpenzuar 15 mijë dollarë për kukullat American Girl. Shawna thotë se është pasion dhe kënaqësi e saj.
Top Channel