Publikohen fotot nga ditëlindja e portierit të Juventusit

06/02/2018 16:30

Disa ditë më parë portieri i Juventusit Gigi Buffon ka festuar 40 vjetorin e tij të lindjes.

Por vetëm gjatë ditës së sotme mediat italiane kanë publikuar fotot nga ditëlindja, të cilën portieri kishte zgjedhur ta festonte nën shoqërinë e partneres Ilaria D’Amico dhe miqve të tij më të ngushtë.

Ajo çfarë bie në sy është fakti se nga 30 pjesëmarrësit në ditëlindjen e tij pjesa më e madhe janë femra, përfshirë këtu edhe dy motrat e tij, Veronica dhe Guendalina, si dhe mikeshën e tij të ngushtë Victoria Cabello, ndërkohë që torta ishte mjaft e veçantë, prej superheroi.

Bufon i qëndroi besnik fjalës “pak dhe saktë” dhe kështu në darkën e 40 vjetorit ftoi vetëm njerëzit më të shtrenjtë, por sidomos gratë e shtëpisë.

Festën e ditëlindjes së tij portieri e zhvilloi në një nga lokalet antike të Milanos

FOTO GALERI
1/7

Top Channel