Besa Kokëdhima rikthehet në Top Channel

06/02/2018 11:35

Jemi mësuar që disa orë përpara emisionit është vetë molderatorja e ’Shiko kush luan” Luana Vjollca e cila zbulon të ftuarit e mbrëmjes por edhe disa momente pikante nga programi.

Por duket se këtë herë Luanan e ka “dekonspiruar” një nga të ftuarat e mbrëmjës së të shtunës.

Bëhet fjalë për këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila në një postim në Instastory ka bërë me dije se këtë të shtunë në orën 20.50 do të jetë e ftuar në “Shiko kush luan”.

Gjithashtu Besa në postimin e saj ka zbuluar edhe veshjen e mbrëmjes, për të cilën e ka ndihmuar Lori Hoxha, të cilën këngëtarja e falenderon: “Shoqja ime, Lori Hoxha më stiloi për “Shiko Kush Luan”. Të dua bukuroshe”.

Të ftuar të tjerë në programin e së shtunës janë edhe grupi “West Side Family”, detaj ky sërish i zbuluar nga Besa.

Ndërkohë presim në ditët në vijim që Luana të na zbulojë pjesën tjetër të panelit dhe sigurisht edhe momentet më të bukura të mbrëmjës së të shtunës në ekranin e Top Channel.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel