Rita Ora zbulon “dashurinë” e saj

05/02/2018 12:11

Është vetëm 26 vjeçe dhe ka disa pasione në jetë, një ndër to është muzika.

Një tjetër pasion të sajin Rita Ora ka tatuazhet.

Deri më tani ajo numëron 28 të tillë në trupin e saj, secili me një kuptim të caktuar.

Këngëtarja shqiptare Rita Ora në rrjetin social Instagram ka publikuar një foto ku zbulon edhe tatuazhin e saj më të ri dhe shkruan: “Dy zogj në kafaz, më pëlqen ideja e të gjeturit të dashurisë së vërtet, këdo dhe çfarëdo që të jetë dhe t’i mbash të sigurt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA