Nuk merr ftesë për dasmë, denoncon familjarët si terroristë

05/02/2018 10:58

Një 38-vjeçar ka dhënë alarm fals në aeroportet e Las Vegasit dhe Midlandit në SHBA, duke thënë se babai dhe vëllai i tij janë terroristë.

Por në fakt arsyeja pse ka bërë këtë është e çuditshme. Familja e Sonny Donnie Smith kishte marrë një ftesë për në dasmë ndërsa ai jo, shkruan Associated Press.

Ai ka pranuar para autoriteteve se ka bërë telefonatën anonime tek oficerët e sigurisë së aeroportit në Las Vegas dhe atë të Midlandit në Teksas. Në fakt telefonata është bër që në 3 shtator të 2016, por u bë publike vetëm tani për shkak të përfundimit të hetimeve. Pikërisht pas hetimeve të gjata u zbulua se nuk ka kërcënim terrorist. Por babai dhe vëllai i tij, pavarësisht se ai tha se kishte bërë alarm fals, u arrestuan dhe u pyetën nga hetuesit, kështu që ata humbën fluturimin.

Vetë Smith tashmë përballet me dy vjet burg, 250 mijë dollarë gjobë dhe një 1 vit punë të detyruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA