Dieta që duhet të ndiqni për linja perfekte si Megan Fox

05/02/2018 17:44

Është nënë e tre fëmijëve dhe pavarësisht kësaj vijon të konsiderohet si një ndër femrat më të bukura në botë.

Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren Megan Fox e cila edhe pse ka sjellë në jetë tre fëmijë ka linja të mahnitshme fizike.

Por për të pasur këto forma fizike Megan ka një trajner personal i cili e këshillon atë si të ushqehet shëndetshëm. Një nga këshillat që ai i jep aktores së Hollywood është konsumimi i disa vakteve gjatë ditës por në sasi të vogla.

Kështu dieta e aktores përmban mëngjesin, drekën dhe patjetër që në këtë vakt të rëndësishëm nuk duhet të mungojë sallata.

Për mëngjes, zakonisht aktorja përdor të bardhat e vezëve, të gatuara në mënyra të ndryshme. Në vaktin e drekës preferon bajamet, që janë të pasura njëkohësisht në proteina, vitaminë E, magnez dhe fibra. Lëngjet e shtrydhura janë pjesë e pandashme e ditës, ndërsa uthulla e mollës është një përbërës që nuk i mungon sallatës së saj.

Ndërsa në vaktin e darkës trajneri i ka sygjeruar aktores ushqime të lehta si për shembull Salmon të kombinuar me sallatë.

Por aktorja kujdeset se që mos të konsumojë karbohidrate si dhe ushqime të paketuara, të cilat i zëvendëson me perime dhe fruta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA