Spice Girls kanë konfirmuar se po planifikojnë të punojnë në projekte të reja, pas ritakimit për herë të parë që nga viti 2012.

Victoria Beckham, Geri Horner, Emma Bunton, Melanie Broën dhe Melanie Chisholm u fotografuan së bashku në shtëpinë e Horner në Hertfordshire.

“Koha tani duket e drejtë për të eksploruar disa mundësi të pabesueshme dhe të reja së bashku”, thanë ato në një deklaratë.

Debutimi i tyre me Wannabe’ bëri Spice Girls të famshme në vitin 1996, por vajzat u ndanë gjashtë vjet më vonë. Pesë anëtaret, të quajtura Posh, Ginger, Baby, Scary dhe Sporty, u shoqëruan në takim nga ish-menaxherja e tyre, Simon Fuller.

Në një deklaratë të lëshuar më vonë të premten, grupi tha: “Kemi shijuar një pasdite të mrekullueshme, duke u zënë dhe kujtuar kohërat e mrekullueshme që kemi kaluar së bashku.

“Ne jemi gjithmonë të varura plotësisht në atë se sa shumë interes ka në të gjithë botën për The Spice Girls. Ne të gjitha pajtohemi se ka shumë mundësi emocionuese që të përqafojnë edhe thelbin origjinal të The Spice Girls, duke përforcuar mesazhin tonë të fuqizimit të femrave për gjeneratat e ardhshme”, thanë vajzat në një deklaratë.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA